Haradinaj pret në Gllogjan kryeparlamentarin Talat Xhaferi

25 prill 2019 | 14:41

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur n kullën e tij, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se vlerat e idealit të lirisë, demokracisë dhe përparimit janë elemente të pandryshueshme të qenësisë sonë kombëtare.

“I nderuar ta mirëpres në Kullën e Hilmiut në Gllogjan, Talat Xhaferin, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Bisedë vëllazërore për zhvillimet në Kosovë dhe në shtetin fqinj, me fokus interesat e shqiptarëve. Vlerat e idealit të lirisë, demokracisë dhe përparimit janë elemente të pandryshueshme të qenësisë sonë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…