Haradinaj pret në takim analistin e njohur, Alex Roinishvili Grigorev

31 janar 2019 | 10:00

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtorin e Council for Inclusive Governance me seli në New York, Alex Roinishvili Grigorev, ku kanë këmbyer pikëpamjet e tyre lidhur me zhvillimet në Kosovë.

“Në takim me analistin e njohur dhe drejtorin e “Council for Inclusive Governance” në New York, Alex Roinishvili Grigorev, këmbyem shumë pikëpamje mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, por edhe në rajon. Kosova ka përvetësuar vlerat perëndimore dhe mendimi intelektual i miqve tanë për të ecur përpara në rrugën euro-atlantike është çdoherë i mirëseardhur”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka takuar kongresmenin amerikan Eliot…