Haradinaj pret në takim udhëheqësin e ri të OSBE-së në Kosovë, i ofron bashkëpunim

19 qershor 2025 | 13:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Gerard McGurk, udhëheqës i ri i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Gjatë takimit, Haradinaj i ka uruar mirëseardhje ambasadorit McGurk, duke i dëshiruar suksese në detyrën e tij të re.

Në fokus të bisedës ishte vazhdimi i bashkëpunimit me OSBE-në në funksion të forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë në vazhdimësi ka nxitur dhe mbështetur institucionet e vendit në avancimin e demokracisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Në këtë frymë, ishte edhe bashkëbisedimi jonë sot, me ç’rast Ambasadorit McGurk i kërkova mbështetjen e tij për vendin tonë, e po ashtu e sigurova edhe për bashkëpunimin tim dhe të Aleancës me misionin që ai e drejton”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një kampionat që deri më tani është karakterizuar nga…