Haradinaj prezanton aderimin e ri në AAK

12 gusht 2021 | 10:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot Aleancës, ju ka bashkuar Skender Halilaj, luftëtar i dalluar i UÇK-së nga Tërdeci i Drenasit.

Tutje Haradinaj tha se Halilaj, u bashkua me ne në betejën politike, për të ardhme më të mirë të Atdheut dhe brezave që vijnë.

“Skender Halilaj, luftëtar i dalluar i UÇK-së nga Tërdeci i Drenasit, iu bashkua shtëpisë së madhe, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Skenderi gjatë Luftës Çlirimtare ishte pjesë e Brigadës 111 “Adem Jashari”. Babai i tij Dauti dhe dy vëllezërit Besimi e Albani, ranë heroikisht në betejat për çlirimin e vendit, e vet Skenderi shpëtoi, por me shumë plagë në trup.

Ai u bashkua me ne në betejën politike, për të ardhme më të mirë të Atdheut dhe brezave që vijnë. Drenica historikisht ishte çerdhe e atdhedashurisë dhe rezistencës për liri. Ky rajon duhet të trajtohet me kujdes e respekt e jo të shihet vetëm si hambar i votave.

Programi i Aleancës ofron shumë për qytetarët dhe mirëqenien e tyre. Me njerëz të guximshëm e të vendosur, ne synojmë që të bëjmë më të mirën për Drenicën dhe Kosovën.

Mirë se erdhe në Aleancë, Skender Halilaj”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hakeri që realizoi një ndër grabitjet më të mëdha të…