Haradinaj prezanton kandidatin për deputet, afaristin vushtrrias Mehmet Klinakun
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot iu është bashkuar afaristi i suksesshëm Mehmet Klinaku nga Vushtrria i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Haradinaj ka bërë të ditur se Klinaku do të jetë pjesë e listave zgjedhore për deputet të kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet që do të mbahen me 28 dhjetor.
Kënaqësi ta mirëpresim aderimin në AAK të Mehmet Klinakut nga Vushtrria, arkitekt me profesion dhe afarist i njohur në Gjermani!
Mehmet Klinaku do ta begatojë listën e AAK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai sjell energji pozitive nga diaspora e respektuar shqiptare në Gjermani, si dhe një vizion të qartë për strategjinë që Kosova duhet ta ndërtojë për tërheqjen e investimeve nga diaspora, investime që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.
Diaspora nuk duhet të përmendet vetëm kur nevojiten votat, ajo duhet të jetë aksionare kryesore e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Prandaj, shteti duhet t’i krijojë kushte më të lehta e më të afërta diasporës për marrjen e dokumenteve dhe shërbimeve të ndryshme, përmes ekipeve mobile dhe zgjidhjeve të tjera praktike.
Mirë se u bashkove me Aleancën, Mehmet!
Suksese!



