Haradinaj: Prishtinën duhet ta udhëheq një trim si Dauti

23 korrik 2021 | 16:44

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbledhur anëtarë, bashkëpunëtorë dhe simpatizantë të saj për të prezantuar programin për Prishtinën dhe kandidatin për kryetar Daut Haradinaj.

Me këtë rast, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur se vëllai i tij do t’i fitojë zgjedhjet më 17 tetor dhe do ta udhëheq kryeqytetin, ngase siç ka thënë ai Dauti e ka përvojën dhe guximin e nevojshëm.

“Shumë i dashur vëlla Daut, Prishtina ka rrënjë të thella sepse rrënjët e thella dhe të mira kam pasur fatin t’i njoh edhe unë e këto rrënjë i ka me traditë. Prishtina ka shumë shpirt dhe nuk e ka humbur edhe në kohën e bombardimeve, ka prishtinali të suksesshëm, ka gjak të ri sepse i vjen nga e gjithë Kosova”.

“Prishtina është gati dhe kurrë më gati nuk ka qenë. Daut Haradinaj ka dije dhe intelekt dhe guxim, i cili qysh në moshë të re ka qenë krah për krah me Adem Jasharin”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa Selim Selimi nga kjo parti, ka prezantuar punët që gjatë kësaj kohe kanë bërë në terren.

“Jemi këtu për Prishtinën, kemi dëgjuar dhe mobilizuar, kemi bërë punë ekipore shumë të madhe sportistë me renome, asamblistë dhe punëtorë të ndershëm dhe krejt kjo punë e ka emrin Daut Haradinaj”.

“…ai na mblodhi dhe na dha forcën me një guxim dhe qëndrueshmëri i cili na dha vendosshmëri dhe sakrificë. E tërë kjo do ishte e pamundur të bëhej pa të gjithë së bashku”, ka thënë Selimi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur…