Haradinaj: Prizreni meriton një epokë të re zhvillimi, Besnik Krasniqi është një profesionist i dëshmuar

05 tetor 2025 | 08:30

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Prizreni meriton një epokë të re zhvillimi, përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore dhe në fuqizimin e trashëgimisë e ngjarjeve artistike që i japin identitet këtij qyteti.

“Kandidati ynë për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, është një profesionist i dëshmuar me përvojë të gjerë në sektorin publik dhe atë ndërkombëtar, i cili ka ndërtuar karrierën e tij mbi parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Ai përfaqëson një zgjidhje të denjë për qytetarët e Prizrenit, në kohën kur ky qytet ka nevojë për një udhëheqje vizionare dhe të përgjegjshme”, ka thënë Haradinaj.

“Unë besoj në përvojën, ekspertizën dhe përkushtimin që Besnik Krasniqi dhe ekipi ynë për Asamble sjellin në këtë garë. Aleanca është e dëshmuar në qeverisje lokale dhe din si të ndërtojë rezultate konkrete për qytetarët. Është koha që edhe Prizreni të ketë udhëheqjen që bën dritë në çdo lagje, në çdo fshat e në çdo familje”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se nëna e yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, po…