Haradinaj: Prizreni shquhet për njerëzit e saj të zotë dhe shpirtin e fuqishëm ndërmarrës

04 tetor 2025 | 18:07

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në nisje të vizitës në Prizren, bashkë me kandidatin e Aleancës për kryetar, Besnik Krasniqin, vizituan dy prej bizneseve të suksesshme të këtij qyteti që, siç thotë, Haradinaj mishërojnë shpirtin ndërmarrës të prizrenasve.

“Në përurimin e fabrikës së përpunimit të mishit “Xhoshkun”, me pronar Xhoshkun Drangoj, pamë një investim të nivelit të lartë që punëson rreth 60 punëtorë dhe që vazhdon një traditë familjare të nisur që nga viti 1974. Më pas, vizituam ADLER GROUP, me pronar Eroll Xhigollin, një kompani lidere në prodhimin e elementeve të aluminit që nga viti 2004, eksportuese në mbi 20 shtete të botës dhe me mbi 120 të punësuar. Ky është shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit të prodhuesve tanë, që presin me të drejtë zgjidhjen e çështjes së zonës industriale për të zhvilluar më tej aktivitetin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se Prizreni shquhet për njerëzit e saj të zotë dhe shpirtin e fuqishëm ndërmarrës. “Është kënaqësi të shohësh se si puna dhe vizioni i tyre po përkthehen në zhvillim ekonomik dhe në më shumë vende pune për qytetarët”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump tërhoqi nominimin e Mark…