
Haradinaj: Propozova 12 tetorin për datë të zgjedhjeve lokale, shpresoj që presidentja ta përfillë këtë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e partive politike ka propozuar datën 12 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve komunale.
“Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, propozova që këto zgjedhje të mbahen më 12 tetor 2025. Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore. Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim”, ka thënë Haradinaj.
Osmani ka ftuar në takim përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Menjëherë pas konsultimeve, pritet që presidentja të caktojë datën e zgjedhjeve.