Haradinaj: Qëndroj në mbështetje të plotë të kërkesave të drejta të banorëve të Rugovës

22 maj 2026 | 12:25

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qëndron në mbështetje të plotë të kërkesave të drejta të banorëve të Rugovës, të cilët me të drejtë po kundërshtojnë vendimin absurd për ndalimin e transportit të materialit ndërtimor në Bjeshkët e Nemuna.

“Nuk mund të mbrohet natyra duke dënuar njerëzit që jetojnë aty brez pas brezi, duke ua pamundësuar ndërtimin e shtëpive, zhvillimin e bizneseve familjare dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Rugova nuk është një zonë e zbrazët në hartë. Është një trevë e gjallë, me 13 fshatra, me familje punëtore që jetojnë çdo ditë me sfidat e mungesës së infrastrukturës dhe kërkojnë vetëm mundësinë për të zhvilluar pronën dhe jetën e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka…