Haradinaj: Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri
09 shkurt 2026
| 10:45
Në Gjykatën Speciale në Hagë sot kanë nisur deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.
Në lidhje me ketë proces ka reaguar në “Facebook” kryetari i AAK-së, Ramush Haradina, i cili ka dalë në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë.
Ai ka thënë se qëndron në të drejtën e luftës sonë për liri. “Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj.



