
Haradinaj: Qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin tonë
Në ditën e çlirimit të Komunës së Suharekës, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të kujtohet e kaluara e lavdishme dhe të motivohet për të punuar edhe më shumë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin tonë.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Suharekës,
Qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin tonë. Përulemi me respekt, para heroizmit të dëshmorëve, flijimit të martirëve, kontributit të luftëtarëve të UÇK-së, sakrificës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, me falënderim të veçantë për aleatët tonë nga Aleanca Veriatlantike.
Në këtë përvjetor jubilar, të çlirimit të kësaj Komune, të kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë.