
Haradinaj: Qeveria Kurti e ka sjellë Kosovën në situatë të rrezikshme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është në një gjendje të rrezikshme, për shkak të mënyrës së qeverisjes së qeverisë aktuale.
Këto komente, Haradinaj i ka bërë në fillim të takimit me përfaqësues nga ekonomia, bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend.
Haradinaj ka thënë se dëmi që po i shkaktohet vendit është i madh, prandaj sipas tij kanë propozuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.
Për këtë, ai edhe një herë ka bërë thirre që propozimi i AAK-së të ketë mbështetje.
“Ne të gjithë e dimë që situata politike është e vështirë. Kosova është në një krizë të rrezikshme. Mënyra e qeverisjen po e dëmton substancën kush jemi ne”.
“Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën, e ka sjell në një situatë të rrezikshme. Ne i kemi propozuar Parlamentit një opsion për me ndryshuar gjendjen, çdo mekanizëm i ka instrumentet e veta. Mocioni i mosbesimit, para se populli me reaguar kundër diçka të rrezikshme duhet te reagojnë përfaqësuesit e popullit”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se “rreziku na detyron me shkuar në mocion mosbesimi”.
“Besojmë shumë që në një moment të caktuar, mocioni i mosbesimit kryen punë”, ka thënë Haradinaj.