Haradinaj: Rama të iniciojë memorandum me NATO-n, që FSK-ja të veprojë në veri

30 nëntor 2024 | 15:40

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka thënë se ndihma më e madhe që mund t’i jepet Kosovës nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është që ai të iniciojë memorandum të ri bashkëpunimi mes NATO-s dhe vendit tonë, i cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri.

Si fillim, Haradinaj thotë që të kërkohet bashkëpunim për operacione të emergjencave, e më vonë edhe për ato ushtarake që parashihen me Ligjin për FSK-në të vitit 2019.

“Ndihma më e madhe që KM Rama sot mund t’ia bëjë Kosovës është që si shtet anëtar i NATO-s, të iniciojë memorandum të ri bashkëpunimi mes NATO-s dhe Kosovës, i cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri. Fillimisht, të kërkohet bashkëpunim për operacione të emergjencave, e më vonë edhe për ato ushtarake që parashihen me Ligjin për FSK-në të vitit 2019. Në këtë mision, Kosova ka padyshim edhe aleatë të tjerë mes NATO-s, me të cilët do të mund të shtyhej përpara kjo agjendë me bashkëpunim të ngushtë e të koordinuar”, ka shkruar ish-ministrja në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sahit Tafa B.I, nga Gjakova, shpall të pavlefshme certifikatën e…