 
                    Haradinaj regjistrohet në Kuvend për legjislaturën e VII
                10 dhjetor 2019
                |  12:38
            
        Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është regjistruar sot në Kuvendin e Kosovës për legjislaturën e shtatë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe ka uruar që kjo legjislaturë të arrijë të adresojë çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës.
Postimi i tij:
Sot, në Kuvendin e Republikës se Kosovës, për të përfunduar regjistrimin për Legjistraturën e VII.
Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që kjo legjislaturë të arrijë të adresoj çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës.
RH
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        