Haradinaj: Rënia e Skender Çekut ishte humbje për UÇK-në

17 gusht 2020 | 10:58

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Skender Çeku, në përvjetorin e rënies së tij.

Ai ka ka thënë se Çeku ka qenë strateg dhe vizionar.

“Hero i Kosovës Skender Çeku, në të gjitha fazat e organizimit për liri, ishte aty ku e kërkoi Atdheu. Vizionar, strateg e udhëheqës, personaliteti i tij gërshetonte të gjitha tiparet e burrit dhe luftëtarit shqiptar. Rënia e tij, ishte humbje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por trimat e lirisë, e nderuan emrin e gjeneral Skenderit, me beteja deri në çlirim.
Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar sot kërkesën për…