Haradinaj: Rënia në indeksin e lirisë së mediave është pasojë e frikës dhe arrogancës politike

02 maj 2025 | 12:20

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së medias s’është rastësi, por është pasojë e frikës, kontrollit dhe arrogancës politike.

Ai ka thënë se një Qeveri që ka frikë nga kritika, ka frikë nga populli.

“Rënia e lirisë së medias në Kosovë nuk është rastësi, është pasojë e frikës, kontrollit dhe arrogancës politike. Liria e shtypit është fituar me sakrificë. Nuk duhet kurrë të shkëmbehet me heshtje. Kjo nuk është mënyra si nderohet lufta për liri. Një qeveri që ka frikë nga kritika, ka frikë nga populli i vet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) vlerëson se dështimi…