Haradinaj: Rexha e Artoni do të kujtohen për guximin që treguan në shumë beteja gjatë luftës çlirimtare

13 korrik 2025 | 21:11

Sot, në ditën e rënies së dëshmorëve Rexhë dhe Arton Qorraj, bashkëluftëtarë, familjarë e miq u bashkuan për të bërë homazhe në nderim të veprës së tyre heroike.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar këta dëshmorë, duke theksuar se Rexha e Artoni do të kujtohen gjithmonë për trimërinë dhe guximin që treguan në shumë beteja gjatë luftës çlirimtare.

“Gjithashtu, sonte familja Qorraj hapi dyert e shtëpisë për të pritur miq dhe bashkëluftëtarë, me të cilët së bashku kujtuam dhe nderuam kujtimin e përjetshëm të Rexhës dhe Artonit. Rexha e Artoni do të kujtohen gjithmonë për trimërinë dhe guximin që treguan në shumë beteja gjatë luftës çlirimtare. Faleminderit për mikpritjen shqiptare, familja Qorraj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar…