Haradinaj: Ribashkimi i Gjermanisë i ka dhënë shpresë një të ardhmeje paqësore tërë botës

16 tetor 2025 | 20:17

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, në eventin e organizuar nga ambasada gjermane në Kosovë.

Ai u shpreh se ribashkimi i Gjermanisë i ka dhënë shpresë një të ardhmeje paqësore tërë botës.

“Ribashkimi i Gjermanisë, 35 vjet më parë, i ka dhënë shpresë dhe besim të ri, një të ardhmeje paqësore Evropës dhe tërë botës”.

“Ishte kënaqësi e veçantë që sonte, me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, në eventin e organizuar nga ambasada gjermane në Kosovë, të shkëmbej mendime të vlefshme me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph, për zhvillimet aktuale në vend dhe për thellimin e partneritetit mes dy shteteve tona. Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për këtë, populli i ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar…