Haradinaj: Rrezik nëse dekreti i Thaçit shpallet antikushtetues

21 maj 2020 | 20:48

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka thënë se partia e tij do të pranojë çfarëdo vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Ai ka thënë se askush s’duhet të veprojë kundër vendimeve të Kushtetutës. “Po. E pranojmë çfarëdo vendimi. Po besoj që po. Varet a u pëlqen. Ndoshta edhe neve s’na pëlqen, por s’mund të veprosh kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai në emisionin “Desku”.

Megjithatë, sipas Haradinajt, që ka nënshkruar marrëveshje me LDK-në për bashkëqeverisje, do të ishte rrezik për demokracinë e Kosovës, nëse dekreti do të shpallej antikushtetues. “Është rrezik për demokracinë nëse krijojmë standard se nëse i pari s’krijon qeveri për arsye se s’ka shumicën, e pastaj s’ka alternativë tjetër duhet të shkojmë në zgjedhje, është luks i demokracisë. Demokracia jonë e re nuk e ka këtë luks. E kemi vështirë si Kosovë të pranojmë standard të tillë se nëse AAK-ja ka fituar zgjedhjet dhe për një arsye nuk është në gjendje të krijojë shumicë parlamentare, ose s’do, është problem që e vetmja zgjidhje të jenë zgjedhjet”, ka thënë tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar…