Haradinaj: Rugova i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin

21 janar 2026 | 11:47

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Ai është shprehur i nderuar që kishin mundësinë të bashkëpunoi me Rugovën në një periudhë vendimtare për vendin.

Haradinaj ka shkruar  në “Facebook” se me vizionin e tij shtetformues, Rugova i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin.

“Me presidentin dr. Ibrahim Rugova pata nderin të bashkëpunoj në ditët e para të lirisë, në një periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht të ndjeshme të shtetndërtimit. Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në QNR janë…