Haradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për popullin e Kosovës
20 mars 2026
| 11:42
Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët festën e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për solidaritet.
Haradinaj në Bashkësia Islame e Kosovës tha se sa më bashkë e solidarë, më mirë për popullin e Kosovës.
“Gëzuar festa me përkushtim, si e ka karakterizuar edhe muaji i shenjtë i Ramazanit. Me unitet që të jemi bashkë dhe solidaritet që t’i gjendemi njëri-tjetrit, sa më bashkë, sa më solidarë është mirë për të gjithë ne”, ka thënë Haradinaj.



