Haradinaj shkon në Hungari të nënshkruajë tri marrëveshje

29 tetor 2020 | 08:24

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Hungari. Këtë njoftim e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës në një njoftim lëshuar për media. “Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, sot qëndron për vizitë zyrtare në Hungari, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë hungarezë dhe studentë nga Kosova në Budapest”, thuhet në njoftim, teksa bëhet me dije se kryediplomatja e Kosovës, do të pritet në takim nga homologu i saj, ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, me të cilin do të diskutojë zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Pas këtij takimi, ministrja Haradinaj-Stublla dhe ministri Szijjarto do të nënshkruajnë tri marrëveshje dypalëshe: marrëveshjen midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për promovimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve; Programin e Bashkëpunimit mbi Shkencën dhe Arsimin e Lartë për vitet 2021-2023; si dhe Memorandumin e Bashkëpunimit Brenda Kornizave të Bashkëpunimit të “Stipendum Hungaricum Programme” për vitet 2020-2023.

Gjatë qëndrimit në Budapest, shefja e diplomacisë e Kosovës do ta vizitojë edhe parlamentin hungarez, ku do të ketë takim me kryetarin e komisionit Parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë, Zsolt Nemeth.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët kanë zbuluar një molekulë jashtëzakonisht të rrallë të bazuar…