Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e xhaxhait të Kadri Veselit

27 shkurt 2021 | 18:14

Ka vdekur sot, Smajl Veseli, xhaxhai i sh-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se familja Veseli ka dhënë një kontribut të madh në organizimet çlirimtare dhe të shtetndërtimit.

Postimi i plotë i tij:

Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Smajl Veselit nga Broboniqi.
Familja Veseli ka dhënë kontribut të madh në organizimet çlirimtare dhe shtetndërtim, fal frymës atdhetare që promovohej e kultivohej nga Smajli e vëllezërit.
Ngushëlloj familjen Veseli dhe të gjithë ata që e njohën.
Baci Smajl u prehtë në paqe!

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për ish-senatorin…