Haradinaj: Shpresoj se viti që po vjen të jetë më dinamik dhe me frytdhënës për ekonominë e vendit

28 dhjetor 2022 | 00:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në darkën e organizuar për fundvit nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në krye me kryetarin Agim Shahini.

Njoftimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Bashkë me miq e bashkëpunëtorë, në darkën e organizuar për fundvit nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në krye me kryetarin z. Agim Shahini.

Kisha kënaqësinë që të isha në mesin e shumë sipërmarrësve të cilët me aktivitetin e tyre kontribuojnë në ekonominë e vendit, në krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin e prodhimit vendor.

Fatkeqësisht, gjatë mandatit të kësaj qeverie, roli i saj në zhvillimin ekonomik nuk është ndjerë mjaftueshëm. Kriza ekonomike dhe arroganca e tyre ndaj nevojave te këtij sektori ka ndikuar që ky vit të jetë një vit sfidues për ekonominë e vendit e në veçanti për sektorin privat.

Aleanca si parti e djathtë vlerëson dhe beson në sipërmarrësit, pasi që janë pikërisht ata që me punën e tyre ndikojnë në krijimin e vendeve të punës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Shpresoj se viti që po vjen të jetë një vit më dinamik dhe me frytdhënës për ekonominë e vendit dhe shpresoj në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Në foto: Kryetari i AKB-së për Dukagjim Mr.sc . Argjend Fetahu, së bashku me nënkryetarin Visar Podrimja, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini dhe anëtari i kryesisë, Shkëlzen Jusaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Informatë me rëndësi për familjarët e udhëtarëve nisja e të…