Haradinaj: Shtetësia shqiptare duhet t’iu takojë të gjithë shqiptarëve

25 nëntor 2021 | 11:35

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga partitë politike që të gjejnë gjuhë të përbashkët për çështje nacionale.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, ai ka thënë se edhe Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë më shumë në shtimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Gjithashtu, ai ka thënë se duhet të punohet që shtetësia shqiptare të iu takojë të gjithë shqiptarëve në botë.

“Janë dy arsye pse e mora fjalën. E  para, sot është dita e falënderimeve, amerikanët bashkohen pas një viti të zhvillimeve në jetë, i uroj atyre këtë ditë. Arsyeja tjetër, jemi në vigjilje të festës së flamurit, mendoj që në një periudhë si kjo ia vlen me gjet pozicione të përbashkëta pavarësisht dallimeve politike për çështjet e interesit nacional. Për çështjet Kosovë-Shqipëri duhet të bëjmë më shumë për mbrojtje të përbashkët ushtarake Kosovë-Shqipëri. Pastaj është mirë të punojmë që shtetësia shqiptare tu takojë shqiptarëve kudo në botë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse po pyesni veten se si do ti kaloni këto…