
Haradinaj: Situata është bukur e rëndë, të kthehet votimi i hapur
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani është deklaruar për medie edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se presidentja ka shqetësim për gjendjen në të cilën jemi, sepse, sipas tij, koha po ecën shpejt.
“U interesua për pozicionin tonë, për mënyrën se si ne e mendojmë që mundemi me dalë nga kjo gjendje. Situata është bukur e rëndë, sepse ne kemi shpresuar që pas vendimit të Kushtetueses do ta shfrytëzonte mundësinë Vetëvendosje që ta ndryshonte praktikën e votimit, për ta kthyer në votim të hapur. Kemi shpresuar se do të vijmë te një kandidat konsesnual që do t’ua kishim dhënë votën. Tashme kemi ngecur te ky komisioni i cili është i gabuar, pra edhe në bazë të rregullores”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nuk e di se si do të dilet nga kjo situatë.
Ai po shpreson që do të gjendet një rrugë që votimi të kthehet i hapur.