Haradinaj: S`ka arsye për operacione e bastisje, secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë

25 shtator 14:00

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se nuk ka arsye për operacione e bastisje, si kjo e sotmja në zyrat e OVLUÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se secili qytetar do t’i përgjigjet drejtësisë.

Haradinaj ka deklaruar edhe një herë se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar, duke shtuar se kjo do të dëmtojë më së shumti shtetin e Kosovës dhe vet të akuzuarit.

Postimi i plotë i haradinajt:

Të nderuar qytetarë,

E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit.

Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë.

Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.

Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.

Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë  janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri është rikthyer në qendër të vëmendjes. Sulmuesi shqiptar…