Haradinaj: Slogani ynë për zgjedhjet lokale është ‘Dritë për Komunat’

09 shtator 2025 | 12:15

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është bërë gati për nisjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se fushata për këto zgjedhje do të hapet më 13 shtator në ora 13:000 në Prishtinë.

Ai ka shkruar  në “Facebook” se slogani i AAK-së për këto zgjedhje do të jetë “Dritë për Komunat”.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hapë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, më 13 shtator 2025, duke filluar nga ora 13:00, në Hotel Venus, Prishtinë. Slogani ynë është ‘Dritë për Komunat’, kjo vjen për faktin se qeverisja e AAK-së në komuna ka dëshmuar rezultate konkrete, duke ofruar modele të suksesshme të udhëheqjes dhe zhvillimit lokal. Kryetarët tanë dhe ekipet qeverisëse kanë arritur suksese të prekshme, duke u renditur lart në tabelat e performancës komunale”, ka shkruar ai, duke u krenuar me qeverisen e AAK-së nëpër komuna.

“Gjatë viteve të qeverisjes, AAK ka sjellë një frymë të re në administratë dhe ka ndryshuar pamjen e qyteteve tona. Aleanca jonë me qytetarët është e qëndrueshme dhe e ndërtuar mbi besim të ndërsjellë. Ftojmë të gjithë qytetarët, simpatizantët dhe përkrahësit tanë të na bashkohen në këtë ngjarje të rëndësishme, për të filluar së bashku rrugëtimin drejt një modeli zhvillimi të barabartë për të gjitha komunat”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët zviceranë filluan një protestë urie jashtë parlamentit të hënën…