Haradinaj: Specialja është grup kriminal ekonomik

11 dhjetor 2025 | 15:16

Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për lirimin e Isni Kilajt, një nga të akuzuarit për pengim të drejtësisë në rastin “Thaçi 2”.

Në “Klan Kosova”, Haradinaj ka thënë se për 40 mijë euro të dorëzuara në rastin e Kilajt, Specialja ka rënë në “lajthitje”.

Madje, këtë institucion e ka quajtur edhe grup kriminal ekonomik, që sipas tij, e kanë demaskuar veten me vendimin e fundit.

“Kjo gjykatë s’ka standard. Është grup kriminal ekonomik, që janë ulë vetëm për rroga. Llogarite, 40 mijë euro i kanë josh, ndërsa një shtet, një aparaturë shtetërore, policore, nuk ka mujtë me i garantu, me i dhanë garancë, sa i kanë dhanë garancë 40 mijë euro. Prandaj, jau lumsha… këtë metodë që e kanë gjetë këta mbrojtës.  Këta kanë ra në lajthitje, ia kanë hekë maskën vetes kjo gjykatë. Për mu është bo mirë, jo në kuptimin personal të Isni Kilajt, as në kuptimin e drejtësisë, por e demanton këtë gjykatë dhe e çet atje ku çdo herë kam thënë që është. Nëse i marrim rastet kur ata pranojnë ose s’pranojnë me më lëshu mu në lirim për raste të vdekjeve, ose sëmundjes, në atë thanien që e tha Albin Kurti e kom bo kërkesë, kemi siguru kështu e kështu, në rastet kur i kanë pru si vizitorë, sot po i bjen vlera kësaj gjykate në 40 mijë euro, me lëshu një njeri”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor…