Haradinaj: Specialja është selektive dhe raciste

11 shtator 2020 | 22:41

Në selinë e OVLUÇK-së, ditë më parë kanë arritur rreth 400 mijë dosje që tregojnë bashkëpunimin e përfaqësuesve të gjykatës me institucione të Serbisë, emra të dëshmitarëve të mbrojtur dhe dëshmitë e tyre, si dhe detaje tjera. Por një ditë më pas këto dosje janë konfiksuar nga Specialja.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se këto dosje duhet t’i kenë edhe avokatët.

“Këto dosje (kopje) do të shpërndahen. Ne për katër orë sa kemi pasur mundësi kemi parë emra, ka njerëz që kanë punuar me Serbinë. Ata që janë në emra është dashur të akuzohen dhe jo të dëshmojnë”, ka thënë Haradinaj në RTK.

Sipas tij materialet janë prej njerëzve të tyre, pra atyre që kanë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë. “Ne kemi bërë thirrje që një kopje të ia japim Gjykatës Speciale”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka…