Haradinaj-Stublla bisedoi me homologun nga Malajzia, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

06 korrik 2020 | 13:02

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë virtuale me homologun nga Malajzia, ministrin Hishammuddin Tun Hussein.

Ministrja Haradinaj-Stublla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Malajzia i ka dhënë Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri më tash.

“U dakorduam me z.Hussein për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona, sidomos në aspektin politik dhe ekonomik, si dhe në menaxhimin e gjendjes së vështirësuar nga pandemia COVID-19”, tha shefja e diplomacisë së Republikës së Kosovës.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sportisti i njohur në Kosovë, Fikret Shatri ditë më parë…