Haradinaj-Stublla bisedon në telefon me homologun gjerman: Gjermania, partnerja kryesore e Kosovës në BE

07 korrik 2020 | 11:38

Marrëdhënia bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është strategjike dhe e veçantë. Kështu ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, pas bisedës telefonike me homologun gjerman, Heiko Mass.

Ministrja Haradinaj-Stublla, ka thënë se në kohëra të vështira, përkrahja gjermane ishte vendimtare për përpjekjet e paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë, dhe se sot Gjermania vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e Kosovës euroatlantike, e sigurisë dhe stabilitetit të saj.

“Kësaj marrëdhënieje strategjike i shtohet vlera me diasporën tonë në Gjermani, të cilët janë kontribuues të mëdhenj të miqësisë sonë historike, politike e ekonomike”, ka thënë ajo.

Gjatë kësaj bisede telefonike është diskutuar edhe rreth gjendjes së vështirë me pandeminë, zhvillimeve politike në Kosovë, dhe pritjet e mëdha në Presidencën Gjermane të BE-së rreth përmbylljes së agjendës së liberalizimit të vizave.

“E falënderova ministrin Maas për qëndrimin parimor që ka mbajtur Gjermania në favor të ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës, dhe shpreha besimin se dialogu me Serbinë do të zhvillohet duke respektuar këtë parim”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë…