Haradinaj-Stublla: Flamuri amerikan do të valojë përherë mbi shtetin e Kosovës

04 korrik 2020 | 15:11

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mishërim i lirisë, demokracisë dhe madhështisë globale”, kështu deklaroi të shtunën Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Kryediplomatja e Kosovës tha se festa e Pavarësisë së SHBA-ve, e 4 Korrikut, është festë edhe e popullit të Kosovës dhe se flamuri amerikan do të valojë përherë mbi shtetin e Kosovës.

“Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme. Shtëpia e Bardhë dhe Washingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla, duke bekuar miqësinë dhe popujt e dy shteteve mike. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, së bashku me ministrin e…