Haradinaj-Stublla: Gjermania është aleat historik dhe krah i yni i fortë

22 qershor 2020 | 22:00

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Haradinaj-Stublla ka thënë se Gjermania është aleat historik dhe krah i fortë i Kosovës.

“Gjermania është aleat historik i Kosovës dhe krah i yni i fortë, duke qenë dhe shteg i lehtësimit të çdo procesi që Kosova ka pas para vetës, tha të hënën Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës “.

Kryediplomatja e Kosovës e falënderoi shtetin gjerman për kontributin që ka dhënë në çdo të shtetndërtimit të Kosovës.

“Dyert e hapura nga Gjermania për diasporën tonë atje, janë kthyer në rotorin ekonomik të shtetit tonë”.

Ajo shprehu mirënjohjen për këmbënguljen e Gjermanisë dhe Kancelares, Angela Merkel, në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se ishte gabim shkarkimi…