Haradinaj-Stublla ia dërgon një hartë të saktë Lajçakut

25 shkurt 2021 | 16:10

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë me dije se i ka dërguar një hartë të saktë të Ballkanit Perëndimor, emisarit Miroslav Lajçak.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se sa më gjatë që zyrtari i BE-së e shmang hartën që ia ka bërë dhuratë, aq më gjatë puna e tij do të jetë dështim.

“Hartat kanë rëndësi! Kuptova se ke nevojë për një hartë të saktë të WB6 (gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor), prandaj ta dërgova një me korrier diplomatik. Të punosh me harta të zombive është tërësisht joprofesionale, së këndejmi e mangët. Sa më gjatë që e shmang hartën që ta bëra dhuratë, aq më gjatë puna jote do të jetë dështim” ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë detaje të…