
Haradinaj-Stublla: Përkrahje masive për Aleancën në Pejë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka vazhduar fushatën në qytetin e Pejës, ku është pritur nga mbështetës të shumtë të Aleancës.
“Në Pejën e Dukagjinit, vendin që na kujton të kaluarën tonë të lavdishme e na udhëzon të ardhmen”, tha ajo para simpatizantëve të mbledhur.
“U bashkova me kolegët nga dega e Aleancës në Pejë, me kryetarin e degës dhe deputetin z.Ali Berisha, kandidatin tonë për kryetar të ardhshëm të Pejës z. Arbër Grabovci, deputetin z. Bekë Berisha, dhe kandidaten për deputete znj. Greta Daci – për të bashkuar forcat për Ramush Haradinajn President – emëruesi ynë i përbashkët që nuk lejoi as ndarjen e Pejës, e as ndarjen e Kosovës!”, u shpreh ajo.
“Për këtë arsye, e shumë të tjera, Peja nuk e harron kurrë kontributin dhe sakrificat e tij, andaj edhe përkrahja e përhershme e masive për Aleancën në Pejë është e natyrshme dhe garanton suksesin tonë në këto zgjedhje”, deklaroi shefja e diplomacisë kosovare në Pejë.