Haradinaj-Stublla: Udhëheqja e Gjermanisë nga Merkeli, frymëzim për gratë në të gjithë botën

22 nëntor 2020 | 16:57

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar kancelaren Angela Merkel, për detyrën e saj si e para e Gjermanisë, të cilën e ka marrë 15 vjet më parë, duke u bërë gruaja e parë gjermane që ka marrë këtë pozitë.

Haradinaj-Stublla ka thënë se trashëgimia e saj politike do të mbetet përjetësisht e gdhendur në historinë moderne të Evropës.

“15 vjet më parë, detyrën e ka marrë kancelarja e parë e Gjermanisë, Angela Merkel. Udhëheqja e saj e fortë është frymëzim për gratë në të gjithë botën, për të aspiruar pushtetin dhe drejtuar shtetet e tyre në lartësitë më të mëdha. Trashëgimia e saj politike do të mbetet përjetësisht e gdhendur në historinë moderne të Evropës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja sportive, Lei Kraja, ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin…