Haradinaj: Suhareka, shembull i qeverisjes së mirë që duhet shtrirë në gjithë Kosovën me listën 128 dhe me Ardian Gjinin kryeministër

04 qershor 2026 | 20:20

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Suharekën si shembull të qeverisjes së mirë dhe model që, sipas tij, duhet të shtrihet në gjithë vendin.

“Suharekë, kampione e qeverisjes së mirë. Koha që modelin shembullor të qeverisjes së Suharekës ta shtrijmë në gjithë Kosovën, për ndryshimin që i duhet vendit,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai theksoi se ky model duhet të shërbejë si bazë për transformimin e qeverisjes lokale dhe qendrore në Kosovë, duke e lidhur drejtpërdrejt me programin politik të Aleancës.

“Së bashku për listën 128, dhe për Ardian Gjinin kryeministër,” shtoi ai.

Haradinaj ritheksoi mobilizimin e strukturave të Aleancës për zgjedhjet e ardhshme, duke e paraqitur listën 128 si platformë të ndryshimit dhe vazhdimësi të qeverisjes së mirë në nivel vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vetëm një javë deri në startin e Kupës së…