Haradinaj: Synojmë ta fitojmë Prishtinën

20 qershor 2021 | 11:07

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka pritshmëri të mëdha për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Haradinaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar se është bërë një punë e madhe nga AAK për zgjedhjet lokale.

“Në nivel të qeverisjes komunale është bërë punë e mirë nga Aleanca me komunat, si në Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Junik por edhe kudo ku Aleanca ka pasur përgjegjësi, dhe besoj që qytetarët do t’i japin besimin kryetarëve të komunave, qeverive komunale”, ka thënë lideri i AAK-së.

Ai po ashtu thekson se pretendimet e kësaj partie janë që njëkohësisht të fitojnë edhe besimin e komunave tjera, në theks të veçantë Prishtinën, me kandidatin e kësaj partie, Daut Haradinaj.

“Njëkohësisht pretendojmë që të fitojmë besimin edhe të komunave tjera, një fokusim kemi në Prishtinë, Podujevë e Istog, pra është një situatë e re dhe besoj që do ta marrim besimin”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës në prag të 100 ditëshit ka…