Haradinaj: Takimi në Shtëpinë e Bardhë do të jetë një hap para për Kosovën

02 shtator 2020 | 21:12

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar kryetarët e degëve të kësaj partie, të cilët i ka informuar për zhvillimet në Shtetet e Bashkuara, rreth çështjes së dialogut, ku AAK-ja përfaqësohet nga ministrat Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj-Stublla.

“Ne besojmë fuqishëm se takimi në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë një hap para për Kosovën. Besimi jonë në aleatët amerikan është i plotë”, ka thënë Haradinaj pas këtij takimi.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë biseduar edhe rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda partisë.

“Për shkak të pamundësisë për grumbullimin e njerëzve, u dakorduam t’i propozojmë Këshillit Drejtues që në respekt të vendimeve të qeverisë për masat kundër pandemisë, strukturat ekzistuese të vazhdojnë funksionimin deri në afatin e rregullt zgjedhor sipas Statutit të Aleancës”, ka deklaruar Haradinaj.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Probleme te skuadra e PSG për shkak të pandemisë së…