Haradinaj takohet me ambasadorin Rodgers, diskutojnë për bllokadën institucionale

12 shtator 2025 | 12:21

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin jorezident të Australisë në Kosovë, Richard Rodgers me të cilin ka biseduar rreth proceseve që po kalon Kosova dhe situatën e sigurisë.

Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se e ka njoftuar Rodgersin edhe për rolin e Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale.

“Australia ishte ndër shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e madhe në të gjitha proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”.

“Me ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, z. Richard Rodgers, biseduam për proceset që po kalon vendi ynë dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon. E njoftova ambasadorin Rodgers edhe për rolin konstruktiv të Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale.  Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Australisë për Kosovën dhe kërkova që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melbourne City FC ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e lojtarit të…