
Haradinaj takohet me deputetin gjerman: Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën
14 gusht 2025
| 11:50
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.
Ai ka thënë se deputeti gjerman është një mik i madh i shqiptarëve.
Haradinaj ka falënderuar deputetin Beyer për mbështetjen vazhdueshme për Kosovën.
“Kënaqësi të takoj dhe të bisedoj me mikun e madh të shqiptarëve, deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer. Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.