Haradinaj takohet me fermerët e Ferizajt, thotë se kërkesa e tyre do të trajtohet

19 qershor 2019 | 11:49

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bashkëbiseduar me fermerët e Ferizajt që protestuan sot para Qeverisë së vendit, për kompensimin e dëmeve natyrore në kulturat e tyre, ka bërë me dije se Qeveria në vazhdimësi është munduar t’i shqyrtojë dhe akomodojë kërkesat e fermerëve dhe se edhe kërkesa e tyre do të marrë trajtim.

“Shpreha nevojën e krijimit të një sistemi shtetëror për kompensimin e dëmeve, nismë kjo e iniciuar vitin e kaluar në ekzekutiv dhe e cila nuk është trajtuar asnjëherë më parë. Krijimi i një baze ligjore për përkrahjen e fermerëve edhe në këtë drejtim, është nevojë e pashmangshme dhe ne do të angazhohemi për këtë aspekt”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Stephanie…