Haradinaj takohet me Mayor Harry Hardmam, nënvizon aleancën e palëkundur me SHBA-të

11 shtator 2025 | 19:40

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Mayor Harry Hardman, anëtar i Bordit Këshillues të The Bush School of Government and Public Service.

Gjatë takimit, Haradinaj theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kujtuar ndërhyrjen vendimtare të SHBA-ve në vitin 1999 që ndali gjakderdhjen dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Ai u shpreh i nderuar që mori pulla me vulën e Presidentit Bush si shenjë respekti dhe vlerësimi për të. Haradinaj vlerësoi gjithashtu personalitetin e z. Hardman, duke theksuar thjeshtësinë dhe respektin që e karakterizonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me krenari njoftojmë hapjen e Hotelit Ayaan Zalaat në Ulaanbaatar,…