
Haradinaj takohet me nënkryetarët e AAK-së, flasin për zhvillimet politike në vend
05 shkurt 2019
| 21:16
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim konsultativ me nënkryetarët dhe sekretarët e partisë.
“Lidhur me pozicionet e Qeverisë së vendit, në raport me zhvillimet aktuale politike, me fokus dialogun me Serbinë dhe vendimet sovrane të Kosovës, mbajta një takim konsultativ me nënkryetarët dhe sekretarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.