Haradinaj takon ambasadorin britanik: Biseduam për proceset në të cilat po kalon Kosova
04 dhjetor 2025
| 17:00
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Haradinaj ka treguar se me diplomatin britanik ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Ai e ka falënderuar ambasadorin Hagreaves për mbështetjen e Kosovës.
“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës. Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



