Haradinaj takon ambasadorin e Norvegjisë, flasin për zhvillimet politike në vend

20 nëntor 2025 | 10:45

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri jorezident të Norvegjisë në Kosovë,  Arne Sannes Bjørnstad, të cilit i ka shprehur vullnetin e partisë që drejton për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e raporteve miqësore ndërmjet shteteve tona.

“Me ambasadorin Bjørnstad diskutuam për zhvillimet aktuale politike dhe për situatën e sigurisë në vend e rajon”.

“Falënderova ambasadorin Bjørnstad për përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë ndaj Republikës së Kosovës permes projekteve te ndryshme dhe në proceset integruese”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhafer Tahiri ka dhënë dorëheqje nga kryetari i degës së…