
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Gjermanisë, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE
16 tetor 2025
| 13:15
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Haradinaj ka thënë se ka kërkuar mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së.
“Duke e uruar për detyrën e re, ambasadorin Rudolph e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Gjermania për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Gjermanisë në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.