Haradinaj takon ambasadorin e ri të Italisë, flasin për zhvillimet politike në vend

21 maj 2025 | 11:33

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin biseduan për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Duke i uruar Antonini mirëseardhje dhe sukses në misionin e tij diplomatik, Haradinaj i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe të konsolidimit ndërkombëtar.

Haradinaj ka theksuar se Kosova duhet t’i rikthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik, një rrugëtim që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka…